22 Dhjetor 2024

Policia po zhvillon hetime intensive për ngjarjet në Mitrovicë

Prishtinë, 5 korrik - Policia e Republikës së Kosovës menjëherë pas ngjarjëve të fundit në Mitrovicë ka formuar një grup punues i cili po heton rastin. Policia e Kosovës, po zhvillon hetime intensive për ngjarjet e fundit në Mitrovicë.

Zëdhënësi i Policisë Baki Kelani, konfirmon formimin e grupit punues megjithëse thotë se për suspendime të mundshme është ende herët të flitet.

“Meqë çdo gjë është ende në proces të hetimeve për gjithë ato zhvillime që janë bërë në rajonin e Mitrovicës unë nuk mund të kofnirmojë nëse do të ketë ose nuk do të ketë suspendime. Mirëpo këtë e lenë nën proces të zyrtarëve policorë të cilët kanë filluar hetimet. Nuk dua të paragjykoj se çfarë do jenë rezultatet”, tha Kelani.

Ndërkohë shefi i inspektoratit policorë të Kosovës, Enver Rrustemi, është në pritje të rekomandimit të grupit hetues të formuar për ngjarjet në Mitrovicë, për të propozuar eventualisht masat që duhet të ndërmerren ndaj ndonjë eprori të caktuar të policisë.

“Në qoftë se task force rekomandon ndonjë suspendim të mundshëm atëherë inspektorati policorë do t’i analizojë dhe rekomandojë vazhdimin ose ndërprerjen e punës së zyrtarëve policorë”. tha Rrustemi.

Derisa policia po i vazhdon hetimet burime tona bëjnë të ditur se gjatë kësaj jave mund të ndodhë suspendimi i Komandantit të stacionit policor të veriut Milia Millosheviq dhe shefit të portës kufitare numër 1. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)