Policia: Personat që u premtojnë punë janë mashtrues
Personat e dyshuar sipas policisë paraqiten si punonjës në institucione të ndryshme dhe në emër të tyre u kërkojnë viktimave, qytetarëve të ndryshëm, para të gatshme në vlera të ndryshme, duke iu premtuar vende pune në institucione me pozita të ndryshme.
Policia e Kosovës e adreson këtë informacion zyrtar për opinion, me qëllim të informimit dhe sensibilizimit të qytetarëve, që të mos bien pre e mashtrimeve të tilla, njëkohësisht falënderon të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e treguar me Policinë e Kosovës.
Po ashtu, me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla penale dhe arrestimit të personave të dyshuar, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që posedojnë informacione të natyrës së tillë, apo kanë rënë pre e mashtrimeve nga person/a të dyshuar, të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës, duke paraqitur rastet në stacionet më të afërta policore apo duke dhënë informacione në numrat policorë të poshtëshënuar:
Tel: 92, 192, 922, 080019999 dhe 038550999.
Falë bashkëpunimit të mirë me qytetarët dhe falë angazhimeve profesionale të hetuesve policorë, deri më tani PK-ja ka pasur disa raste pozitive në arrestimin e personave të dyshuar si mashtrues.