Policia përkujton heroin Enver Zymeri
Prishtinë, 24 korrik - Policia e Republikës së Kosovës sot do të organizoj ceremoninë përkujtimore, të përvjetorit të katërt te rënies së Heroit të Kosovës Enver Zymeri.
Ceremonia përkujtimore do të fillojë nga ora 10:00, ku në shenjë nderimi Ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni dhe Drejtori i Përgjithshëm i PK-se Shpend Maxhuni, do të vendosin kurora me lule tek lapidari i heroit, në kompleksin e Drejtorisë së Përgjithshëm të Policisë në Prishtinë.
Pas përfundimit të vendosjes së kurorave me lule tek lapidari, do ta vazhdohet drejt vendlindjes së Heroit Zymeri në fshatin Dubovc të Vushtrrisë, ku fillimisht do të bëhen homazhe tek varri i tij dhe më pastaj do të vizitohet edhe familja e Heroit.