22 Dhjetor 2024

Policia ofron siguri ndaj objekteve të trashëgimisë kulturore e fetare

Prishtinë, 26 gusht - Policia e Kosovës (PK), sipas detyrës zyrtare dhe objektivave të parapara strategjike, po vazhdon angazhimet e saj në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore me qëllim të parandalimit të të gjitha veprimtarive kriminale që paraqiten në vend.

Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit trajton të gjitha rastet sipas procedurave të parapara ligjore, ku përveç të tjerash prioritet të veçantë i kushton edhe trajtimit të rasteve të krimit të urrejtjes, të rasteve të mundshme ndëretnike si dhe të trashëgimisë kulturore fetare (TKF).

Është parim i Policisë së  Kosovës që të ofrojë siguri, të ruajë të drejtat e të gjithë individëve pa marrë parasysh racën e tyre, besimin, etnitetin, përcaktimin seksual, gjininë apo paaftësinë.

Çdo veprim apo kërcënim për dhunë, dëmtim të pronës, shqetësim, kanosje, ose krimet  të tjera të motivuara nga urrejtja apo anime të bëra për t’i shkelur këto të drejta, analizohen me seriozitet të lartë duke vepruar dhe angazhuar të gjitha shërbimet e nevojshme policore si dhe ndërmarrjen e masave të zbatimit të ligjit për të identifikuar dhe arrestuar autorët e krimit.

Nga viti 2008, Policia e Kosovës, me siguri fizike 24/7, ruan dhe mbron 24 objekte të kultit ortodoks, kryesisht kisha dhe manastire, ndërsa në mënyra të ndryshme operative përkujdeset për siguri dhe mbrojtje edhe për rreth 170 objekte të tjera ortodokse.

Objektet e mbrojtura 24/7, nga marsi i vitit 2013 kanë kaluar nën mbikëqyrje të njësisë policore të formuar enkas për sigurimin e objekteve të trashëgimisë kulturore fetare (NJSOTKF).  

Si rezultat i punës dhe angazhimeve policore, rastet e mundshme me motive ndëretnike, ndër vite kanë shënuar rënie të theksuar, ku krahasuar me numrin e përgjithshëm të rasteve për periudhën Janar - Qershor të vitit 2022, raste të mundshme ndëretnike janë evidentuar vetëm (4) ose (0.01%) e numrit të përgjithshëm të rasteve në nivel vendi.

Sipas raporteve  gjatë periudhës janar- qershor 2022, rastet e mundshme ndëretnike janë ndaj: 1 rast është dëmtim i flamurit turk; 1 rast është shkrimi grafiteve në gjuhën serbe dhe 2 raste kanë ndodhur në Gazimestan ndaj shqiptarëve.

Po ashtu, si rezultat i punës dhe angazhimeve policore edhe rastet në Trashëgiminë Kulturore Fetare (TKF) kanë shënuar rënie, krahasuar  me periudhën Janar-Qershor 2022 me atë të vitit paraprak, janë evidentuar (48) raste në TKF, ku prej tyre (30) raste ose 62.5% e këtyre rasteve kane ndodhur në objektet myslimane, përderisa vetëm (18) raste ose 37.5% e tyre kanë ndodhur në ato ortodokse.
Krahasuar me numrin e përgjithshëm të rasteve për periudhën Janar-Qershor, në TKF-ë ortodokse janë evidentuar 18 raste ose 0.08% e rasteve në përgjithësi në nivel vendi.
Nga gjithsej 48 raste të kësaj periudhe gjashtëmujore, prej tyre 37 raste ose 77% kanë të bëjnë me vjedhje, vjedhje e rëndë dhe tentim vjedhje, kurse 11 raste ose 23% kanë të bëjnë me kanosje, asgjësim apo dëmtim i pasurisë dhe dëmtim i varrezave apo kufomave.
Referuar statistikave zyrtare, rezulton se 77% e rasteve nuk janë në TKF, por kanë ndodhur në TKF apo brenda rrethojave të TKF-së, ku për qëllim kanë përfitimin pasuror.

Policia e Kosovës përmes pasqyrimit të statistikave zyrtare të rasteve të evidentuara, njofton opinionin e gjerë mbi angazhimet dhe përkushtimin e saj në ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallime si dhe ruajtjen e pronës publike dhe asaj private.

Po ashtu, njoftojmë të gjithë ata që kanë interes të dinë më shumë në lidhje me rastet e mundshme të krimeve me motive të urrejtjes dhe të trashëgimisë kulturore fetare, t’i drejtohen Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë së Shtetit pasi këto institucione janë të mandatuara të trajtojnë të gjitha rastet e natyrës së tillë si dhe kanë të caktuar koordiantorë të veçantë dhe zyrtarë policorë-hetues në çdo stacion policor, të cilët kanë përgjegjësi të trajtojnë, analizojnë dhe përpunojnë statistikat  për rastet e krimeve me motive të urrejtjes.

Po ashtu PK-ja ka nxjerrë udhëzim lidhur me trajtimin dhe hetimin rasteve të krimeve të urrejtjes si dhe për vite më radhë ka në zbatim planin operativ “Kulti”, i cili zbatohet në nivel vendi, që ka për qëllim ofrimin e sigurisë, realizimin e vizitave në objektet fetare, varreza etj., për të ofruar siguri dhe parandaluar çdo rast të mundshëm.

Policia e Kosovës me njësitet policore, do të vazhdojë realizimin e detyrave dhe autorizimeve policore konform procedurave të parapara ligjore, në shërbim të vendit dhe të të gjithë qytetarëve pa dallime, prandaj referimi i çfarëdo adrese tjetër jo kompetente dhe jo profesionale për informatat e kësaj natyre, mund të sjellë deri te keqinformimi i opinionin publik.
                    
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)