Policia ofron shpërblim 10.000 euro për informacione me sulmin ndaj Kuvendit
Prishtinë, 5 gusht - Policia si dëshmi që mund të nderlidhen me sulmin me mjet shpërthyes ndaj objektit të Kuvendit të Republikës së Kosovës ka gjet një mjet për hedhjen e predhave me të cilën dyshohet se është kryer sulmi, gjithashtu në rrugën 1 tetori është gjet një motoçikletë e cila ishte duke u djegur si dhe shishe molotovi, që dyshohet se mund të jenë perdorur nga të dyshuarit.
Policia është duke punuar në mbledhjen dhe analizimin e të gjitha fakteve dhe dëshmive në rast për të zbardhur këtë sulm dhe sjelljen para drejtësisë të kryesve të këtij sulmi sa më parë që të jet e mundur.
Megjithatë, për identifikimin sa më të shpejt të kryersve të këtij akti kriminal, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve dhe kujtdo që mund të ketë informacione të rëndësishme për rastin.
Policia e Kosovës apelon tek qytetarët që mund të kenë ndonjë njohuri sado të vogël rreth rastit ta ndihmojë policinë me informacione për gjetjen e autorit të këtij akti dhe ofron një shpërblim prej 10.000 euro (dhjetëmijë euro) për cilindo qytetar i cili mund të jep informacion të cilat shpien në zbardhjen ose zbulimin e këtij rasti.
Qytetarët të cilët kanë informacione lidhur me këtë rast mund ato ti dërgojnë në këto numra telefoni dhe e-mail adrese: