13 Janar 2025

Policia nuk e di me saktësi se si duhet të përdoret forca fizike

Prishtinë, 1 dhjetor - Policia e Kosovës nuk e di me saktësi se si duhet të përdoret forca fizike. Madje më tepër se gjysma e zyrtarëve të saj që janë testuar, nuk kanë arritur ta kalojnë as testin me shkrim lidhur me përdorimin e kësaj force, duke u përballur me shumë ngecje në fushën e trajnimeve dhe njohurive në këtë sferë, shkruan sot Koha Ditore.

Përveçse mungon harmonizimi i normave ligjore dhe i procedurave standarde për operim, zyrtarët policorë po ashtu nuk i vijojnë me rregull kurset e trajnimet për këtë gjë, e sidomos ata nga Mitrovica e Veriut.

Këto ngecje i ka evidentuar Inspektorati i Policisë së Kosovës (IPK), duke kërkuar që sa më shpejt të bëhen përmirësimet e nevojshme në këto segmente.

Me përjashtim të drejtorive në Prizren dhe Prishtinë, të dhënat e Inspektoratit tregojnë pjesëmarrje të ulët të zyrtarëve policorë në ricertifikim për përdorimin e forcës

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)