11 Maj 2024

Policia: Nuk do të lejohet bllokim i rrugëve dhe kufirit

Prishtinë, 12 janar - Me qellim të sensibilizimit të subjektit politikë Vetëvendosje, Policia e Kosovës ka kërkuar të mbajë një takim me ketë subjekt me ç’ rast ua ka bërë të ditur lidhur me përgjegjësitë dhe obligimet ligjore qe ka çdo subjekt dhe qytetar në rast të paraqitjes dhe shprehjes së pakënaqësisë  edhe për mes formës së protestës.

Fillimisht, ky subjekt nuk ka parashtruar lajmërim pranë policisë së Kosovës sipas përkufizimeve ligjore për mbajtjen e protestës me  datën 14 janar 2012 dhe kërkesa e PK-ës ka qenë për mbajtjen e takimit për njoftimin me elementet e përmbajtjes së protestës bazuar në ligjin për  tubimet publike.

Policia e Kosovës në takim ka njoftuar subjektin politike Vetëvendosjes lidhur me përgjegjësit qe kanë ata si organizator,  duke njohur të drejtën e qytetareve për protestë paqësore dhe në anën tjetër, ka njoftuar ketë subjekt se Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit do ti ndërmerr të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës dhe ligjeve  në fuqi për të garantuar rendin dhe qetësinë publike, lëvizjen e lirë të të gjithë qytetareve si dhe mallrave përmes  pikave të kalimit kufitar Merdare dhe Dheu i Bardhe dhe në terë territorin e Republikës së Kosovës.

Policia e Kosovës po ashtu ka bërë të ditur se nuk do të lejohet asnjë bllokim i rrugëve si dhe asnjë qasje ne Pik kalimet kufitare sipas tendencës së Vetëvendosjes.

Me qellim të ruajtjes së rëndit dhe qetësisë publike, Policia e Kosovës  do të vlerësojë po ashtu edhe paralajmërimet për ardhje në mënyrë të organizuara nga qytetaret e shteteve  fqinje si Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar me datën 14 janar 2012.     

Ndërsa sipas Lëvizjes Vetëvendosje përfaqësuesit e Policisë së Kosovës premtuan se nuk do t’i bllokojnë rrugët që çojnë në Merdare dhe tek Dheu i Bardhë, duke bërë të ditur se të gjithë qytetarët e Kosovës, edhe ata që vijnë nga shtetet e tjera,  do të jenë të lirë t’i bashkohen protestës së 14 janarit.
 
Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje! sqaruan se aktiviteti do të jetë paqësor, dhe se bllokimi i pikave kufitare do të jetë vetëm me trupa, derisa Qeveria e Republikës së Kosovës të merr vendim për të zbatuar reciprocitetin e plotë ndaj Serbisë.

Në takim morën pjesë, Shefqet Beqaj - U.D . Ndihmës drejtor i përgjithshëm për Operative dhe Naim Hoxha – sekretar në Drejtorinë e përgjithshme të policies, Rexhep Selimi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje!, Xhelal Sveçla, Sekretar për marrëdhënie me jashtë dhe Dardan Molliqaj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)