Policia njofton me masat e marra sa i përket fillimit të vitit të ri shkollor
Prishtinë, 30 gusht - Policia e Kosovës (PK) organizon konferencë të përbashkët e cila i dedikohet sigurisë në trafikun rrugor, duke përfshirë aktivitetet dhe masat që do të ndërmerren nga institucionet përkatëse sa i përket fillimit të vitit të ri shkollor.
Konferenca do të mbahet në objektin e Administratës së Policisë së Kosovës ku do të marrin pjesë zyrtarë nga institucione të ndryshme, për të diskutuar për temat lidhur me gjendjen e sigurisë në trafikun rrugor dhe fillimin e vitit të ri shkollor 2019/2020.