Policia nis ndarjen në vija etnike
Prishtinë, 11 korrik - Nënad Gjuriq, i emëruar më 25 qershor me vendim të ministrit Bajram Rexhepi, ka filluar përgatitjet për formimin e Drejtorisë rajonale të Policisë e themeluar për serbët e veriut të Kosovës.
Të mërkurën ai është paraqitur në Shtabin e Policisë në Prishtinë, për të marrë instruksione për funksionalizimin e drejtorie.
Burime të gazetës Koha Ditore kanë thënë se Gjuriq paraprakisht ka marrë struksione nga Serbia.
Ai do të zgjedhe stafin e bashkëpunëtorëve të ngushtë, njerëz të besueshëm të Serbisë. I tillë konsiderohet edhe ai, për shkak se Beogradi e kishte përzgjedhur për këtë pozitë.