02 Maj 2024

Policia në tri operacione policore arrestoi 10 të dyshuar

Prishtinë, 14 janar - Aktivitetet e zyrtarëve policorë që janë të angazhuar në luftimin e dukurisë së trafikimit të qenieve njerëzore kanë treguar rezultatet në ditët e para të 2013-ës.

Rasti më i freskët është ai i regjistruar dje ku zyrtarët policorë përmes rrugëve operative kishin pranuar informacione për vendndodhjen e një vajze të raportuar si person i zhdukur që nga dhjetori i vitit të kaluar.

Pas intervistimit të viktimës policia ka shoqëruar në stacionin policor katër të dyshuar shqiptarë kosovarë.

Policia ka realizuar edhe një kontroll në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve ku pas kontrollit është gjetur dhe është konfiskuar një revole.

Pas intervistimit të të dyshuarve është vërtetuar dyshimi se të njëjtit kanë abuzuar me viktimën dhe pas konsultimit me prokurorin kompetent të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Rasti tjetër është regjistruar më 10 janar 2013 ku hetuesit nga DHTQNJ-ja kanë arrestuar tre të dyshuar për trafikim me qenie njerëzore.

Procedura hetimore për këtë rast kishte filluar në dhjetor të vitit të kaluar pasi që policia kishte siguruar informacione se një shtetas i Shqipërisë është duke e mbajtur të mbyllur dhe duke e shitur për marrëdhënie seksuale një shtetase të Shqipërisë e moshës së mitur.

Pas verifikimit të informacioneve dhe procedurës hetimore policia ka arrestuar në flagrancë të dyshuarin duke shoqëruar edhe klientët në stacionin policor.

Me aprovim të prokurorit të Prokurorisë Themelore personat janë ndaluar, ndërsa viktima është strehuar dhe janë njoftuar autoritetet e Republikës së Shqipërisë për shkëmbimin e informacioneve në lidhje me këtë rast si dhe riatdhesimin e viktimës.

Rasti i tretë është regjistruar në Gjilan më 04.01 2013 ku policia ka arrestuar dy të dyshuar për trafikim me njerëz në rajonin Gjilanit me dyshimin e bazuar se ata kishin abuzuar një viktimë shtetase e Serbisë e nacionalitet serb.

Viktima e identifikuar nga policia ishte nën ndikimin e narkotikëve dhe e abuzuar fizikisht dhe seksualisht.

Dy të dyshuarve nga ky rast u është caktuar masa e paraburgimit për një muaj kurse viktima është dërguar në strehimore dhe është nen tretman mjekësor për shkak të lëndimeve që ka pësuar dhe ndikimit të substancave narkotike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)