06 Janar 2025

Policia në Prizren prezanton programin e raportimit digjital “Lajmëro policinë”

Prizren, 10 nëntor - Në kuadër të aktiviteteve policore sot në Prizren, policia rajonale ka prezantuar projektin e programit të raportimit digjital “Lajmëro policinë”.

Projekti digjital “Lajmëro policinë” është projekt i përbashkët i financuar nga OSBE-ja, dhe ky projekt ka për qëllim informimin e policisë përmes aparateve digjitale siç janë telefonat dhe mjetet elektronike për një reagim të shpejtë të policisë në rastet e raportuara dhe për më shumë siguri për shoqërinë në përgjithësi.

Në lidhje me këtë prezantim të këtij projekti para qytetarëve dhe mediave në qendër të Prizrenit, policia ne kuadër të këtij projekti synon rritjen e bashkëpunimit me qytetarë, duke krijuar partneritet të sinqertë, njëkohësisht duke qenë transparent për të gjitha ngjarjet në rajonin e Prizrenit.

Qytetarët në përgjithësi, ketë aplikacion digjital mund ta shkarkojnë nga të gjithë telefonat dhe aplikacioni “Lajmëro policinë”, në faqen kryesore ka të dhëna dhe udhëzime duke përfshirë numrat emergjent.

Komunikimi mund të bëhet në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze dhe janë të përcaktuara kushtet e përdorimit.

Në përdorimin e këtij aplikacioni policia i siguron të gjithë qytetarët se çdo informacion i besueshëm do të trajtohet me prioritet  dhe konfidencialitet të plotë dhe i njëjti aplikacion ka një siguri maksimale.

Ky aplikacion parasheh raportimin e të gjitha veprave penale dhe kundërvajtje dhe secilit informacion mund ti bashkangjitet edhe fotografi.

Duke shpresuar në bashkëpunim ju ftojmë që ta shfrytëzoni këtë aplikacion për siguri, partneritet dhe llogaridhënie.



Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)