16 Janar 2025

Policia në kërkim të Kurtit, Haxhiut e Topallit për t\'i arrestuar

Prishtinë, 18 nëntor - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nga Gjykata Themelore në Prishtinë ka pranuar katër Fletë Arreste, për katër (4) deputetë lidhur me veprat e tyre penale që ngarkohen, e të cilët janë: Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi dhe Faton Topalli.

Policia e Kosovës bazuar në mandatin ligjor që ka është e obliguar në zbatimin e Fletë-Arresteve të ligjshme të lëshuara nga organet e drejtësisë dhe bazuar në këtë, sot me 18.11.2015 pas orës 08:00 të mëngjesit ka filluar me realizmin dhe zbatimin e Fletë-Arresteve.

Njësitet relevante policore kanë shkuar në adresat e banimit të personave të kërkuar me Fletë-Arrest, për t’iu prezantuar Fletë-Arrestet dhe të njëjtit për t’i sjellë në Prokurori, ashtu siç parashihet në Fletë-Arrestet e lëshuara.
 
Deri më tani mund të ju konfirmojmë se në vendbanimin e saj është takuar deputetja znj. Donika Kadaj-Bujupi, të cilës i është prezantuar Fletë-Arresti dhe e njëjta ka  bashkëpunuar dhe kooperuar mirë me zyrtarët policorë dhe bazuar në Fletë-Arrest e njëjta është sjellë në Prokurori.

Policia e Kosovës është në realizim e sipër edhe të Fletë-Arresteve tjera për personalitetet tjera që kërkohen dhe në momentet kur takohen të njëjtit do të sillen në Prokurori ashtu siç parashihet në Fletë-Arreste.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)