Policia në kërkim të Haki Gjocajt
Pejë, 17 janar - Policia e Kosovës ka njoftuar se drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i kërkuar është:
Haki (Fetah) Gjocaj i lindur me 04.02.1977 në fshatin Baballoq-Deçan.
I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:
1- (një) rast për veprën penale “Vrasja e rëndë”
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.