15 Maj 2024

Policia në kërkim të disa pjestarëve të "Grupit të Drenicës"

Prishtinë, 22 maj - Policia e Kosovës, referuar informacioneve të pranuara lidhur me arratisjen e disa personave të quajtur ‘Grupi i Drenicës’ nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), menjëherë ka ndërmarrë veprimet e nevojshme policore për kërkimin e tyre.

Lidhur me këtë rast janë kontaktuar edhe personat kompetentë të institucioneve relevante të Prokurorisë, QKUK-së dhe Shërbimit Korrektues, të cilët kanë qenë përgjegjës në sigurimin e tyre, duke përfshirë edhe stafin i cili ka qenë në detyrë.

Lidhur me rastin në fjalë Policia e Kosovës bazuar edhe në kërkesën për letër-rreshtim të Shërbimit Korrektues ka ndërmarrë masat e nevojshme policore, duke përfshirë edhe ato në vendkalimet kufitare, aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë dhe në momentin e hasjes të njëjtit do të dërgohen në burgun e Dubravës, konform kërkesës së letër-rreshtimit të Shërbimit Korrektues.

Njëkohësisht, Policia e Kosovës është duke menaxhuar edhe me protestuesit, të cilët gjenden tek QKUK-ja, me qëllim të sigurisë dhe krijimit të lëvizjes së lirë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe zbatimit të ligjit si dhe dhënies së asistencës policore të gjitha institucioneve relevante.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)