Policia në kërkim të Dardan Molliqajt
Prishtinë, 21 korrik - Sekretari organizativ i lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj është duke u kërkuar nga Policia e Kosovës, për tu intervistuar.
Sot Policia e Kosovës është vënë në kërkim të Sekretarit Organizativ të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z. Dardan Molliqaj të cilin e kanë kontaktuar dhe i kanë kërkuar që të paraqitet në stacionin policor.\"
\"Isa Mustafa nuk e ka ndërmend të ndalet në përndjekjen e opozitës. Këto raste flasin qartë për totalitarizmin që po ndërtohet në Kosovë.\"
\"Në njërën anë Qeveria, pa e pyetur askënd, merr vendime për t\'i dhënë kontroll Serbisë në gati 1/3 e territorit, kurse në anën tjetër ushtron dhunë ndaj kundërshtarëve politikë që për qëllim kanë mbrojtjen e Republikës, thuhet në njoftimin e VV-së.
Vetëvendosje thekson se këto përndjekje po e dërgojnë vendin drejt tensioneve të reja edhe më të mëdha.
Opozita nuk do të heq dorë nga kauza e saj në mbrojtje të sovranitetit shtetëror dhe territorit, në mbrojtje të lirisë, demokracisë dhe barazisë, thuhet në komunikatë.