Policia në aksion kundër kontrabandës së naftës në Mitrovicë
Mitrovicë, 30 tetor - Aksion i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës kundër kontrabanduesve te naftës rezultoi me tre policë të lënduar dhe me arrestimin e një personi.
Burimet policore thonë se policia i është vënë në ndjekje fillimisht një kamioni i cili transportonte ilegalisht mijëra litra nenprodukte nafte.
Sipas zëdhënësit Avni Zahiti shoferi i kamionit nuk i është përgjigjur në asnjë moment urdhërave të policisë për ndalim por ka shfrytëzuar të gjitha rrugët për të ikur.
Zahiti tha se policia e ka ndjekur dy herë nga jugu i Mitrovicës në Leposavic dhe anasjelltas.
Gjatë refuzimit të urdhërave policor, personi i dyshuar për kontrabandim, ka dëmtuar veturat e policisë së kosovës dhe për pasojë tre policë janë lënduar lehtë.
Policia ka arritur më në fund ta bëjë arrestimin e të dyshuarit, i cili është një shqiptar i moshës 28 vjec, i identifikuar prej kohësh nga policia si kontrabandues i naftes.