Policia monitoron protesten e studenteve
Prishtinë, 29 janar - Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në rrugën Gjorgj Bush, në Prishtinë që nga ora 08:00 e mëngjesit, ka filluar të mbahet një protestë e paparalajmëruar.
Në protestë sipas policisë po marrin pjesë një grup studentësh, rreth 30 persona, të cilët kanë bllokuar hyrjen e ndërtesës së Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.
Policia është prezentë në lokacionin e sipërshënuar dhe po bënë monitorimin e rrjedhës së protestës. Deri në këto momente nuk është raportuar për ndonjë incident.
Ndërkaq studentet protestues kanë theksuar se kësaj radhe, me policinë gjendet edhe vetë Komandanti Rajonal i Prishtinës, Rexhep Sijarina, i pa uniformuar.
Siç duket, ai nuk është mjaftuar me brutalitetin e djeshëm, ndaj ka ardhur personalisht për ta udhëhqur operacionin e shtypjes se studentëve, theksojn studentët.
Ata i kanë bërë thirrje Policisë së Kosovës dhe komandantit Sijarina se detyra e tij është të zbatoj ligjin, dhe jo ti ndjek verbërisht urdhërat e pushtetit.
E për të zbatuar ligjin ai duhet ti largojë policët nga Universiteti. Studentët nuk përbëjnë kurrfare kërcënimi për sigurinë. Përkundrazi, kercënim për sigurinë dhe për shoqërinë, janë ata që e kanë shndërruar Univërsitetin e Prishtinës në çerdhe krimi e korrupsioni.
Neni 13, pika 4 e Ligjit për Arsimin e Lartë Mjediset e bartësve të licencuar të arsimit të lartë gëzojnë paprekshmërinë nga organet e rendit publik, përveç rasteve të përcaktuara ndryshe me ligje të veçanta.