16 Janar 2025

Policia legjitimon 389 femra, punonjëse në lokale nate

Prishtinë, 2 qershor - Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore ka hartuar dhe zbatuar me sukses në nivel vendi, planin operativ “Mars-Prill-Maj 2017” që ka të bëjë me trafikimin e qenieve njerëzore.

Gjatë zbatimit të planit, përveç njësive të ndryshme policore, kanë marrë pjesë edhe inspektorë komunalë të komunave përkatëse dhe zyrtarë nga Administrata Tatimore e Kosovës.

Gjatë kësaj periudhe me qëllim parandalimin dhe hetimin e kësaj dukurie, janë kontrolluar shtatëdhjetë e një lokale që dyshohej se kryenin aktivitete të kësaj natyre në tërë vendin. Prej tyre, janë mbyllur tridhjetë e katër lokale nga inspektoret komunalë të komunave përkatëse.

Në këto lokale, policia ka legjitimuar 389 femra (238 shtetase të Shqipërisë, 137 shtetase të Kosovës, 7 shtetase të Serbisë, 5 shtetase të Maqedonisë, 1 shtetase e Bullgarisë dhe 1 shtetase e Moldavisë).

Shtetaseve të huaja të cilat nuk kanë prezantuar leje pune dhe qëndrimi në vend, u janë konfiskuar dokumentet dhe janë adresuar në Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj.

Policia gjatë kontrolleve të këtyre lokaleve, ka konfiskuar prova relevante që lidhen me mundësinë e trafikimit me qenie njerëzore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)