Policia lasnon doracakun kundër dhunës së vajzave dhe grave
Prishtinë, 21 dhjetor - Policia e Republikës së Kosovës organizon sot lansimin e “Doracakut mbi shërbimet policore me ndjeshmëri gjinore për rastet kur vajzat dhe gratë i nënshtrohen dhunës”.
Lansimit të doracakut do ti paraprijë prezantimi i të gjeturave kryesore nga analiza e bërë për të vlerësuar reagimin aktual të policisë ndaj viktimave dhe të mbijetuarave të dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore.
Kjo ngjarje organizohet me mbështetjen e Zyrës se UN Women në Kosovë.