Policia lanson vlerësimin e kërcenimit nga krimi i organizuar
Prishtinë, 13 shtator - Policia e Republikës së Kosovës dhe misioni i OSBE-së organizojnë konferencën informative ku do ta zyrtarizojnë publikimin e dokumentit strategjik Vlerësimi i Kërcenimit nga Krimet e Rënda dhe Krimi i Organizuar.
Policia bazuar në trendet dhe kërcënimet nga krimet e rënda dhe krimi i organizuar ka identifikuar nevojën për hartimin e dokumentit strategjik Vlerësimi i Kërcenimit nga Krimet e Rënda dhe Krimi i Organizuar-SOCTA (Serious Organized Crime Threat Assesment).
Duke synuar të jemi në hap me dokumentin SOCTA të Europol-it, i cili përmbanë analiza katër vjeqare, ky vlerësim përfshinë periudhën kohore dyvjeqare 2014-2015 duke e krahasuar me të dhënat paraprake të viteve 2012-2013.
Hartimi i dokumentit është përkrahur nga misioni i OSBE-së në Kosovë dhe qeveria Zvicërane, nëpërmes (DCAF)-Democratic Control of Armed Forces.