Policia kundërshton deklaratat e Isa Mustafës
Prishtinë, 29 prill - Policia e Kosovës ka shprehur keqardhje ndaj deklaratës së kryetarit të Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, i cili ka ngritur akuza kundër punës profesionale të policisë.
\"Bërja e paraleleve ndërmjet Policisë së Kosovës dhe strukturave të UDB-së të cilat kanë ushtruar dhunë dhe gjenocid në Kosovë dëmton rëndë imazhin e Policisë së Kosovës dhe atakon paanshmërinë dhe neutralitetin politik që ka Policia e Kosovës\", thuhet në reagimin e Policisë së Kosovës.
\"Policia e Kosovës është e pavarur në punën e saj dhe nuk do të ndikohet nga asnjë presion i çfarëdo natyre dhe pavarësisht se nga kush vjen\", thuhet në reagim.