23 Dhjetor 2024

Policia kufitare parandalon një rast të kontrabandës me mallra

Prishtinë, 20 mars - Njësia patrulluese e policisë kufitare të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit - Zheger, gjatë realizimit të detyrave në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e dukurive të kundërligjshme me thekës të veçantë kontrabandës dhe krimeve ndërkufitare, sot rreth orës 11:30, ka arritur të identifikojë dhe të parandalojë një rast të kontrabandës me mallra.

Në pjesën malore të fshatit Debellde, është hasur automjeti furgon ngjyrë e bardhë, në të cilin kishte 2000 (dy mijë) kg. mjaltë.

Dyshohet se drejtuesi i automjetit kishte shfrytëzuar rrugët malore, ilegale për të kontrabanduar mjaltin nga Republika e Maqedonisë Veriore për në Republikën e Kosovës.

Drejtuesi i automjetit duke shfrytëzuar terrenin malor, ka arrit të ik, kurse automjeti dhe ngarkesa janë konfiskuar.

Rasti është duke u trajtuar si ‘kontrabandë me mallra’ nga hetuesit policorë të Njësisë së Hetimeve Rajonale të Drejtorisë Kufitare Lindje.

Rasti do të trajtohet në bashkëpunim me organet e drejtësisë, kurse automjeti dhe ngarkesa do të dorëzohen në Doganën e Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)