24 Dhjetor 2024

Policia kufitare dhe KFOR-i zëvendësojnë njësitet speciale

Prishtinë, 26 korrik - Forcat e Policisë Speciale të Kosovës janë tërhequr nga pika kufitare e Jarinjës, ndërkohë që atje janë vendosur forca të policisë kufitare të mbështetura nga KFOR.

Sot po vijojnë negociatat midis përfaqësuesve të Prishtinës, NATO-s dhe Beogradit për gjetjen e një kompromisi. Qeveria e Kosovës nuk ka konfirmuar zyrtarisht këtë ndryshim të situatës në terren dhe ndërrimin e detyrave, ndërsa kryeministri Hashim Thaçi pritet që pasdite të japë një deklaratë për mediat.

Një zëdhënës i NATO-s në Kosovë tha se aleanca ushtarake po përpiqet që të negociojë fundin e lëvizjes së befasishme në njësive speciale të policisë për të marrë kontrollin në dy pikat kufitare me Serbinë.

Arritja e një marrëveshje përfundimtare pritet pasdite, kur do të vijojnë takimet dhe negociatat midis palëve. Zëdhënësi, Ralf Adametz i ka thënë agjencisë Associate Press, se aleanca është duke negociuar ngrirjen e aksionit të Qeverisë" për të marrë kontrollin në pikat kufitare 1 dhe 31, që gjenden në veri të Kosovës.

Policia e Kosovës ka ndërmarrë aksionin për të vënë nën kontroll këto pika kufitare, për të bërë kështu të mundur zbatimin e vendimit të `embargos` ndaj mallrave të Serbisë.

Serbët lokal të mbështetur nga grupe paramilitare dhe kriminale kanë vijuar me bllokadat e rrugëve që shpiejnë në dy vendkalimet kufitare 31 në Bërnjak dhe 1 në Jarinjë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)