27 Dhjetor 2024

Policia kryen kontrolle për kontrabanden me emigrantë

Prishtinë, 27 maj - Sot në orët e hershme të mëngjesit kanë kryer kontrollin në një lokacion nën dyshimin se aty mund të ketë dëshmi që lidhen me kryerjen e veprës penale ‘kontrabanda me emigrant’.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale: 36 (tridhjetë e gjashtë) pasaporta të RKS-së,  një diplomë e kryerjes së Shkollës së Mesme të Lartë (gjimnazit), 22 (njëzet e dy) foto të 6 personave të ndryshëm, një  transaksion bankar. I dyshuari nuk është hasur në atë lokacion

 Gjatë grumbullimit të dëshmive dhe provave, policia ka ardhur në përfundim se edhe në një lokacion të dytë mund të gjinden dëshmi lidhur me kryerjen e kësaj vepre penale. Kështu, pas marrjes së urdhëresës nga organet e drejtësisë është realizuar në mesditë (27 maj 2021) kontrolli në lokacionin e dytë.

 Aty janë gjetur dhe sekuestruar si dëshmi:  dy telefona; dy pasaporta të RKS-së, dy transaksione bankare, një diplomë  e Shkollës së Mesme të Lartë (gjimnazit)  dhe një pushkë gjysme automatike me një karikator dhe 28 (njëzet e tetë) fishekë të kalibrit 7.62 mm.

I dyshuari i dyte është arrestuar dhe i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 ore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)