Policia kontrollon 28 lokale e bare nate, për trafikim me qenie njerëzore
Prishtinë, 30 maj - Policia e Kosovës ka bërë të ditur së në zbatim të Planit Operativ 'Maji 2018', marrjes së masave pro aktive dhe verifikimin të informatave nga terreni, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore e PK-së, në bashkëpunim dhe në mbështetje të inspektorëve komunal, zyrtarëve të ATK-së dhe njësive tjera të profilizuar në kuadër të PK-së, ka realizuar kontrolle dhe inspektime rutinë në njëzet e tetë (28) bare dhe lokale të ndryshme.
Shtatë nga këto lokale janë mbyllur nga inspektorë kompetentë.
Në këto lokale policia ka hasur njëqind e tetëdhjetë e tri femra prej tyre 122 shtetase të Shqipërisë, 56 shtetase të Kosovës, 2 shtetase të Serbisë, dy shtetase të Maqedonisë dhe 1 shtetase Bullgare.
Të gjitha shtetaseve të huaja u janë konfiskuar dokumentet (në mungese të paraqitjes së lejes së punës dhe qëndrimit) dhe u janë lëne ftesat për tu paraqitur në Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj.
Polica gjatë kontrollit në lokale ka gjetur dhe konfiskuar një revole me 8 copë fishek, një thikë, një shufër metali dhe gjësende tjera relevante.
Policia mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave të saja kushtetuese e ligjore për të ofruar rend dhe siguri publike, luftuar aktivitetet kriminale, përfshirë trafikimin me qenie njerëzore.