15 Maj 2024

Policia konfiskon një armë dhe alkool të kontrabanduar

Prishtinë, 7 qershor - Sot rreth orës 6:30, Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit ka realizuar një plan operativ policor me urdhëresë të Gjykatës  në fshatin Prilluzhë komuna e Vushtrrisë nën dyshimin e bazuar se personi i dyshuar D. S. mashkull/serb/kosovar merrej me veprimtari antiligjore si “kontrabandim i mallrave, dhe mbajtje në pronësi, në kontroll, në posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve”.

Në këtë operacion policor kanë marrë pjesë zyrtarë policorë, zyrtarë të Doganës së Kosovës dhe zyrtarë nga Administrata tatimore e Kosovës si dhe monitorues nga EULEXI.

Gjatë kontrollimit në shtëpinë e personit të dyshuar është gjetur një armë zjarri e modelit AK-47 dhe një fishek 7. 67mm, armë kjo e cila është konfiskuar nga ana e policisë.

Gjithashtu në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dokumente të ndryshme që kanë të bëjnë me ushtrimin e veprimtarisë biznesore për prodhimin dhe shitjen e pijeve alkoolike.

Lidhur me këtë rast zyrtarët e ATK-së, kanë konfiskuar përkohësisht dokumente në cilësi të provave materiale lidhur me biznesin e regjistruar, si dhe fatura për te cilat dyshohet se nuk janë paguar obligimet tatimore.

Gjatë operacionit policor nga zyrtarët e doganës së Kosovës është bërë konfiskimi i rreth 370 litrave të pijeve alkoolike të ndryshme me dyshimin se janë të kontrabanduara si dhe janë konfiskuar etiketa për pije të ndryshme alkoolike.

Po ashtu nga i dyshuari janë konfiskuar edhe tri vule te cilat kanë qenë në shfrytëzim nga i njëjti.

Pas përfundimit të operacionit  personi i dyshuar është marrë në Stacionin Policor në Vushtrri lidhur me armën e konfiskuar dhe është intervistuar nga zyrtarët policor të drejtorisë për hetimin e krimeve ekonomike  lidhur me mallrat për të cilat dyshohet se janë të kontrabanduara.
 
I tërë operacioni policor është realizuar nën autorizimin e prokurorit përkatës dhe me autorizimin e tij  rasti shkon në procedurë të rregullt.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)