23 Dhjetor 2024

Policia konfiskon mbi 90 kg marihuanë dhe arrestohet një i dyshuar

Prishtinë, 10 shkurt - Policia e Kosovës ka njoftuar se Drejtoria e Hetimit të Trafikimit me Narkotik-Sektori Qendror, pas hetimeve disa mujore, në koordinim me prokurorinë, dje rreth 20:20,  ka ndërmarrë një operacion taktik  të zhvilluar në fshatin Konushevc - Podujevë, nën dyshimin e kryerjes së veprës penale: ‘blerja, posedimi shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave  psikotrope dhe anologe’.

Mbrëmë, hetuesit policorë të përfshirë në operacion, gjatë ndaljes së një veture që dyshohej se transportonte lëndë narkotike, e njëjta nuk është ndalur, përkundrazi ka shtuar shpejtësinë duke rrezikuar jetën e zyrtarëve policorë.

Me këtë rast një zyrtar ka pësuar lëndime dhe një veturë policore dëme materiale. Policia ka përdorë armët në këtë rast. Nga përdorimi i armëve nuk ka pasur të lënduar.   

Vetura e dyshuar me targa gjermane është ndaluar rreth 200-300  metra larg nga vendi i ngjarjes, i dyshuari ka braktisur veturën dhe ka arritur të arratiset.

Gjatë kontrollit të veturës në cilësi të provave materiale,  policia ka gjetur dhe konfiskuar 34 paketime  me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 91 kg 548  gr.

Për rastin janë njoftuar organet e drejtësisë dhe urdhër të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake - Prishtinë, janë kontrolluar dy lokacione: në fshatin Konushefc Podujevë dhe në fshatin Brodosane Dragash.

Është arrestuar një i dyshuar dhe aktvendim të prokurorit është dërguar në mbajtje deri në  48 orë. Policia është në kërkim edhe të tre të dyshuarve tjerë.

Si provë materiale janë sekuestruar edhe: Audi A8 me targa te Gjermanisë, Golf IV me targa  te Austrisë, BMW me targa vendore dhe VW Lupo me targa vendore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)