Policia konfiskon mbi 6 kilogramë marihuan
Prishtinë, 11 nëntor - Në kuadër të realizimit të objektivave që dalin nga Strategjia Kombëtare Kundër Drogave në Kosovë, Policia e Kosovës është duke përmbushur detyrat e saja, konform planit të veprimit në parandalimin dhe luftimin e trafikimit me substanca narkotike në vend.
Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN-së) e Policisë së Kosovës, pas një pune hetimore një mujore kishte mbledhur të gjitha faktet dhe provat në terren dhe kështu më 10 nëntor 2013 rreth orës 17:00, policia kufitare me kërkesë të hetuesve policor nga DHTN kanë bërë ndalimin e veturës Shkoda Fabia të cilën e drejtonte i dyshuari A. K. ku gjate kontrollit eshte gjetur nje sasi e substances narkotike.
Zyrtarët policor menjëherë kanë bërë arrestimin e të dyshuarve nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale posedim, blerje, shitje, transportimi, ndërmjetsimi i paautorizuar i substancave narkotike.
Sasia e substancës narkotike është gjetur në mbrojtësin e pasmë të veturës në fjalë dhe rezulton të peshojë 6. 780 gram (gjashtë kilogram e shtatëqind e tetëdhjetë gramë).
Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i Prokurorisë themelore në Prizren dhe me urdhër të tij të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme hetimore.