Policia konfiskon mbi 30 kg substanca narkotike
Prishtinë, 26 nëntor - Policia e Kosovës do të organizojë një konferencë për media në të cilë do të shpalosen detaje të dy operacioneve policore të realizuara nga Departamenti i hetimeve i Policisë së Kosovës.
Një operacion policor është zhvilluar dje në rajonin e Pejës dhe ka rezultuar me konfiskimin e mbi 30 kg substance narkotike si dhe një sasi e armëve dhe municionit.
Operacioni tjetër policor është realizuar ne Rajonin e Prishtinës me çrast janë arrestuar dy persona të dyshuar për Lëshim i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorim i kartelave të bankës apo kreditit".