Policia konfiskon mbi 25 kilogram substancë narkotike
Prishtinë, 24 mars - Policia e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar dhe konfiskoi mbi 25 kilogram substance narkotike qe dyshohet të jetë e llojeve kokainë dhe marihuanë.
Policia ka theksuar se dje rreth orës 01:00 në lagjen Osek Pashë komuna e Gjakovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë konkretisht njësia në Pejë në mbështetje të njësive relevantë policore ka realizuar një operacion policor duke kryer bastisjen e një shtëpie.
Gjatë këtij operacioni policor është arrestuar personi i dyshuar N. D, i lindur me 1969, m/sh/k me dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale Blerje, posedim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve dhe substancave psikotropike si dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
\"Këtij operacioni policor i parapriu një punë hetimore dhe operative e hetuesve policor më ç rast rezultoi me konfiskimin e 24 kilogram e 454.8 gram substancë narkotike qe dyshohet të jetë e llojit marihuanë dhe një kilogram e 253.5 gram substancë narkotike që dyshohet e jetë llojit kokainë si dhe një pushkë gjuetie e llojit Churchill me tetë fishekë\", bën të ditur policia.
Substanca narkotike është gjetur në oborrin e shtëpisë gjatë bastisjes në veturën e të dyshuarit Golf-IV- ngjyrë e hirit me targa vendore në bagazh dhe vetura është konfiskuar , ndërsa arma është gjetur brenda në shtëpinë e të dyshuarit.
Të gjitha veprimet policore lidhur me ketë raste janë kryer nën autorizimin e Prokurorit përkatës dhe ndaj personit të arrestuar është shqiptuar masa e ndalimit policorë për 48 orësh.