09 Maj 2024

Policia konfiskon mbi 12 kg substancë narkotike

Prishtinë, 14 prill - Në kuadër të realizimit të objektivave që dalin nga Strategjia Kombëtare Kundër Drogave në Kosovë, Policia e Kosovës është duke përmbushur detyrat e saja, konform planit të veprimit në parandalimin dhe luftimin e trafikimit me substanca narkotike në vend.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se këtij operacioni policor i realizuar me të shtunën në Prishtinë, i parapriu një informacion dhe një punë hetimore, operative nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN-së) e Policisë së Kosovës,  e cila rezultoi me konfiskimin 12 kilogram e 200 gram substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit Heroin.

"Sasia e substancës narkotike është gjetur në brendi të një çante në të cilën ishte sasia e drogës së konfiskuar, e cila ka qenë e ndarë në 24 (njëzet e katër qese) të mbështjellura prej najlloni", njofton policia.

Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës është në kërkim të personit të dyshuar i cili dyshohet ta ketë lënë çantën dhe të ketë ikur në drejtim të panjohur, pasi që njësitet policore janë vënë në kërkim të tij.

Për të kryer të gjitha procedurat e nevojshme policore në vend ngjarje ka dalë edhe njësiti i Forenzikës dhe një Patrulle e Stacionit Policor Qendra si dhe është informuar prokurori kujdestarë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)