12 Janar 2025

Policia konfiskon mallra të fallcifikuara

Prishtinë, 10 korrik - Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, konkretisht Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, në bazë të Urdhëresës së  lëshuar nga  Gjykata Themelore në Prishtine, sot ka bërë  kontrollin e disa kompanive-lokaleve në disa komuna.


Ky operacion i kontrollit policor është realizuar në Prishtinë, Çagllavicë dhe ne fshatin Konjuh të komunës së Lipjanit, për shkak të dyshimit të bazuar se  në këto lokacione janë duke u shtypur etiketa dhe duke u prodhuar produkte-çorapë me firmë “Nike” dhe “Adidas”.

Dyshohet se prodhimi i tyre është bërë pa autorizim të kompanive legale, pasi që këto  produkte  janë te mbrojtura.


Me këtë rast  në lokacionin në Çagllavicë  ku është edhe fabrika e prodhimit janë gjetur:


- 72 palë çorapë të markës “ADIDAS”;

- 1400 etiketa- me mbishkrimin  “ADIDAS”

- 550 etiketa – me mbishkrimin “NIKE” dhe

 - 750 etiketa me mbishkrimin “PUMA”, dhe  të njëjtat janë sekuestruar nga Inspektori Tregut të MTI-së.

 
Lidhur me këtë rast në cilësi të personit të dyshuar është intervistuar personi B.L (1985) Shqiptar/Kosovar, i cili me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.


Vlen të potencohet se në këtë operacion policor kanë marr pjesë edhe tre (3) zyrtar të teknikës kriminalistike, dy (2) inspektorë të tregut-MTI, dy (2) zyrtar doganor  dhe njësite tjera policore nga stacione të ndryshme, të cilat kanë asistuar në realizimin me sukses të këtij operacioni të gjerë policor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)