15 Maj 2024

Policia konfiskon armë e substanca narkotike, arreston një të dyshuar

Prishtinë, 4 korrik - Pas një informate për dyshim të posedimit të substancës narkotike, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë e rajonit të Prishtinës dhe Mitrovicës kanë arrestuar dje një të dyshuar për posedim, blerje dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Operacioni policor për arrestimin e të dyshuarit Luan B. është zhvilluar dje rreth orës 18:00 lagjen e Matit në Prishtinë.

Policia me rastin e arrestimit të të dyshuarit në veturën e tipit Opel Corsa me targa të Tiranës (Republika e Shqipërisë) kanë gjetur një sasi të substancave narkotike.

Operacioni policor ka vazhduar me bastisjen e një banese në të njëjtën lagje e që ka rezultuar me konfiskimin e një sasie tjetër të substancave narkotike që dyshohen të jenë kokainë dhe heroinë.

Gjatë realizimit të bastisjes dhe kontrollit në veturën e të dyshuarit janë konfiskuar:

·         169.75 gramë substancë narkotike që dyshohet të jetë heroinë;

·         24.95 gramë substancë narkotike që dyshohet të jetë kokainë;

·         një revole ngjyrë e bardhë e tipit Zastava me një karikator;

·         pesë fishekë të kalibrit 6.35 mm;

·         një peshore

·         qese najloni për paketimin substancave narkotike etj.

Në konsultim me prokurorin e lëndës të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Një rast tjetër ië konfiskimit të substancave narkotike është regjistruar dje (03.04.2012) pas orës 21:00 edhe nga policia kufitare e rajonit të perëndimit në Gjakovë.

Zyrtarët e policisë kufitare kishin pranuar një informacion për lëvizje të dyshimta të personave në afërsi të kufirit Kosovë–Shqipëri te vendi i quajtur “Foleja e Shqiponjës”.

Në afërsi të këtij vendi policët kishin dëgjuar zëra të të dyshuarve dhe pas komandës verbale policore të njëjtit kanë marrë arratinë në pyllin e afërt në drejtim të Republikës së Shqipërisë.

Gjatë ikjes të dyshuarit kanë lëshuar një batanije të lidhur në të cilën policia zbuloi 10 paketime (të vendosura në qese) që pas matjes rezultoi se kishte mbi 13 kilogramë substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis sativa.

Procedura hetimore për vendin e destinimit të kësaj sasie të substancës narkotike dhe origjinën e të njëjtës si dhe për identifikimin e të dyshuarve është akoma në zhvillim e sipër nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë e rajonit të Prizrenit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)