22 Dhjetor 2024

Policia konfiskon 5420 euro false dhe arreston 4 veta

Prishtinë, 26 janar - Gjatë një bastisje, policia ka konfiskuar një shumë të konsiderueshme të banknotave false. Shuma totale e banknotave false të konfiskuara është 5420 euro, bënë të ditur policia në një komunikatë për shtyp.

Banknotat e konfiskuara janë 9 copa nga 500euro, 32x20 euro dhe 28x10euro. Bastisjet janë bërë në dy lokacione, në Prizren dhe Suharekë, me ç’rast janë arrestuar katër persona të dyshuar. Ky zbulim është rezultat i një hetimi një mujor nga ana e Drejtorisë së Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupcionit. Sipas policisë, një ndihmë të madhe kanë ofruar edhe qytetarët në zbulimin e kësaj kontrabande me euro false.

Policia gjatë procesit hetimor kishte arritur deri te informatat e nevojshme dhe gjatë operacionit ka arrestuar A. M (1993-Dragash), D. H (1993 –Suhareke), I.F (1991 – Dragash) dhe Q. Rr (1991 –Suharekë) që të gjithë shtetas të Republikës së Kosovës.

Operacioni policor është zhvilluar dje në ora 18:00 duke bastisur një banesë në rrugën “Remzi Ademi” në Prizren dhe një agjension turistik në Suharekë, i cili merret edhe me prodhimin e reklamave të ndryshme.
Zyrtarët policorë gjatë realizimit të bastisjes kanë konfiskuar disa pajisje që dyshohet të kenë shërbyer për falsifikimin e parave si: shtëpiza të kompjuterit, printerë, material tjetër të nevojshëm etj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)