Policia konfiskon 135 kg marihuanë dhe arreston pesë persona
Prishtinë, 13 shtator - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN), Njësia e Ferizajt, pas informacioneve të pranuara përmes rrugëve operative dhe burimeve relevante, në teren ka zbatuar Planin Operativ Taktik "Çelësi".
Kështu, të hënën në rajonin e Ferizajt, ka kontrolluar një depo të mobileve e cila prodhimet i exporton jashtë vendi.
Gjatë kontrollit të depos janë gjetur disa dyer të dhomave të përgatitura për export. Gjatë kontrollit të njërës prej tyre, në brendësia të saj është gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Në vendngjarje ka dal edhe Prokurori i Shtetit i cili ka prezantuar më pas në vendin e ngjarjes. Me urdhër të tij, pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë konfiskuar gjithsejtë 40 copë dyer.
Operacioni policor i filluar të hënën është vazhduar edhe dje, ku është arritur të arrestohen pesë persona të dyshuar: F.A. viti i lindjes 1984, V.Z. viti i lindjes 1980, A.A. viti i lindjes 1972, B.H. viti i lindjes 1983 dhe N.B. viti i lindjes 1974 te gjithë shtetas të Kosovës.
Prokurori i Shtetit për dy të dyshuarit e parë (F.A dhe V.Z) ka lëshuar aktvendim për ndalim për 48 orë.
Po ashtu, si prova materiale në lokacionin e parë dhe në disa lokacioneve tjera të dyshuara janë gjetur dhe konfiskuar: Njëqind e tridhjetë e pesë kilogram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, së bashku me 40 dyer të dhomave, Një AK/47 me dy karikatorë, Gjashtë telefona mobil, dëshmi tjera dhe Një veturë.