Policia kërkon nga qytetarët të mos ndezin zjarre në natyrë
Prishtinë, 30 mars - Policia e e Republikës së Kosovës ka njoftuar se duke iu referuar rasteve të 24 orëve të shkuara, duke parë kushtet klimatike si erëra që fryjnë dhe gjendjen e bimësisë e thate dhe e lehtë për t’u djegur, Policia kërkon dhe apelon nga të gjithë qytetarët që të kenë kujdes dhe të mos ndezin zjarre në natyrë.
Zjarr vënia është vepër penale, Policia e Kosovës do të hetojë të gjitha këto rastet dhe ndaj kryerësve të këtyre veprave kundërligjore do të ndërmarrë masa dhe të gjitha lëndët do të procedohen tek organet e drejtësisë.