16 Janar 2025

Policia kërkon nga qytetarët identifikimin e një vrasesi

Prishtinë, 28 tetor - Me 23 korrik, në ora 14:00 në rrugën "Ramadan Bytyqi" në Drenas, ka ndodhur një rast i  "Vrasjes së Rëndë në Tentativë"  me ç 'rast si pasojë e plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit një person ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Me qëllim të përcaktimit të identitetit të saktë të të dyshuarit në bazë të tipareve fizike të tij, Policia e Kosovës publikon fotografitë e personit të dyshuar dhe në të njëjtën kohë kërkon bashkëpunim nga të gjithë qytetarët të cilët mund ta njohin, apo të kenë informacion lidhur me identitetin dhe vendndodhjen e të dyshuarit.

Për dhënien e informatave policia ju garanton konfidencialitet të plotë dhe mund të drejtoheni në numrin 192 ( pa pagesë), 044 506091, apo na shkruani në [email protected].

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)