29 Prill 2024

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një trupi të pajetë

Prishtinë, 18 dhjetor - Policia e Kosovës kërkon ndihmë për identifikimin e një trupi të pajetë i cili është gjetur më datë 9 dhjetor në Mitrovicë, buzë lumit Ibër.

Trupi, i cili i përket një mashkulli pa dokumente identifikuese, u gjet në ujë, në parkun e qytetit në Mitrovicë, afër stadiumit të futbollit “Riza Lushta”.

Që nga dita e gjetjes së trupit të pajetë, viktima është në morgun e institutit të mjekësisë ligjore në Prishtinë.

Me qëllim të identifikimit të viktimës, Policia e Kosovës, me autorizim të prokurorit publik, u bën thirrje gjithë atyre të cilët mund të kenë njohuri lidhur me personin që të ndihmojnë në proçesin e identifikimit.

Viktima kishte të veshur pantallona xhins të kaltra, xhaketë ngjyrë krem, këmishë të bardhë, bluzë të kaltër, këpucë ngjyrë kafe, sy të gjelbër, i gjatë 1.75 cm, ndërsa në dorën e djathtë ka një tatuazh. Ai supozohet të jetë rreth 45 vjeç.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)