Policia kap sasi të madhe armatimi afër Shtërpcës
Policia ka arritur deri në fshat ku ka gjetur armatimin e supozuar ndërsa nuk është bërë e ditur për ndonjë të arrestuar.
Serbët e fshatit vazhdimisht kanë kënduar këngë nacionaliste dhe kanë fyer policët.
Zona e Shterpcës në Kosovë e banuar kryesisht nga Serbët, ka bërë që këta të fundit të përplasen me policinë gjatë mbrëmjes së djeshme.
Mësohet se serbët e fshatit e kishin bllokuar rrugën me dru të shumtë të prerë në pyll dhe gjëra të tjera duke e penguar njësinë speciale të policisë të hyjë në fshat.
Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se gjatë aksionit është gjetur një sasi e madhe e municionit, predha të ndryshme dhe disa armë të kalibrit të rëndë.
Armatimi është gjetur në një shtëpi të pabanuar, të një qytetari serb.
Për momentin nuk janë dhënë detaje të tjera, ndërkaq është paralajmëruar se gjatë ditës do të jepen më shumë hollësi në lidhje me këtë rast dhe armatimin e konfiskuar.