03 Maj 2024

Policia ka shoqëruar në stacionin policor 27 persona

Prishtinë, 28 janar - Sot rreth orës 08:00 policia ka marrë informacionin se në rrugën “Gjorgj Bush”, në Prishtinë ka filluar të mbahet një protestë e paparalajmëruar, nga rreth 50 persona, të cilët me këtë rast kanë bllokuar hyrjen e ndërtesës së Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që ka marrë kërkesën nga ana e Rektoratit të UP-së për tu mundësuar hyrjen në ndërtesë si dhe për tu krijuar rrethana optimale për punë.

Përgjatë gjithë kohës sa ka zgjatur protesta, policia ka monitoruar rrjedhën e saj si dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme konform autorizimit policor duke kërkuar nga protestuesit që të njëjtit të lirojnë hapësirën të cilën kishin bllokuar me qëllim që të krijohen rrethana të përshtatshme për punë në rektorat.

Përkundër thirrjeve dhe paralajmërimit policor protestuesit nuk kanë përfillur zyrtarët policor dhe njëkohësisht kanë shfaqur shenja të agresivitetit si dhe kanë ndërmarrë veprime me të  cilat kanë penguar zyrtarët policor që të ushtrojnë autorizimin dhe kompetencën e tyre.

Megjithatë policia me qëllim të neutralizimit të një situate të tillë, ka bërë një reagim duarthatë edhe pse rezistenca e protestuesve ka qenë shumë e shprehur.

Për rrjedhojë policia ka shoqëruar në stacionin policor 27 persona, ndaj të cilëve ka filluar  procedura hetimore. Një nga këta persona ka kërkuar ndihmën mjekësore dhe e njëjta i është ofruar.

Ndërkaq,  përgjatë reagimit edhe dy zyrtarë policor kanë pësuar lëndime trupore.

Aktualisht policia bashkërisht me prokurorin e shtetit, janë në fazën fillestare të ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe procedurale me qëllim të trajtimit të rrethanave të kësaj ngjarje.

Ndërkohë që protesta po vazhdon ende jashtë hapësirës së Rektoratit të UP-së, policia po monitoron rrjedhën e situatës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)