16 Janar 2025

Policia ka pasur sjellje korrekte me deputetet e arrestuar

Prishtinë, 15 dhjetor - Monitorues të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, në kuadër të mandatit për monitorimin e respektimit të të drejtave të njeriut në institucionet e ndalimit,  më 15 dhjetor kanë vizituar deputetët  e ndaluar.

KMDLNj takoi deputët e opozites te arrestuar dje të cilët ndodheshin në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë dhe për të cilët kishte vendim për ndalim (48 orësh). Pas bisedave të realizuara të gjithë të ndaluarit pohuan se policia nuk ka pasur vendim për ndalim. Ata janë shoqëruar në stacionin policor Qendra dhe aty kanë marrë aktvendimin për ndalim policor.

Ata pohuan gjithashtu se policia e Kosovës ka pasur sjellje korrekte me të gjithë dhe se nuk kanë pasur asnjë vërejtje, as gjatë arrestimit e as gjatë transportit. Të gjithë të ndaluarit janë njoftuar me të drejtat që u takojnë, ndonëse kanë refuzuar për të angazhuar avokatë mbrojtës ata janë siguruar sipas detyrës zyrtare.

Deputët pohuan se janë të vetëdijshëm për kushtet e vështira që ka Qendra e Ndalimit dhe vlerësuan sjelljet korrekte të stafit të Qendrës. KMDLNj edhe më parë ka reaguar për mungesën e ngrohjes së mjaftueshme në Qendrën e Ndalimit, të cilën e pohuan edhe të ndaluarit.

Monitoruesit e KMDLNj –së biseduan edhe me një qytetar (B. Z. 57 vjeçar) i cili ishte arrestuar dje në protestën e mbajtur para Kuvendit të Kosovës.

Ai deklaroi se është arrestuar afër fakultetit ekonomik dhe se sjellja e policisë ka qenë korrekte. Ai deklaroi se nuk ka pasur ankesë për arrestimin e tij sepse ai ka realizuar të drejtën e tij për të protestuar.

KMDLNj edhe një herë e thekson faktin për kushtet shumë të rënda në të cilat punon stafi dhe oficerët andaj kërkon nga Ministria për Punë të Brendshme të intervenojë në mënyrë që të përmirësohen kushtet e punës në këtë Qendër të Ndalimit e cila është shumë e frekuentuar. Përveç mungesës së ndriçimit natyral , nuk ka as ajrosje natyrale dhe sistemi i ajrimit nuk është funksional sa duhet. Sikur që mungon edhe ngrohja e mjaftueshme, si për të ndaluarit ashtu edhe për stafin.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)