27 Dhjetor 2024

Policia ka bërë të gjitha pregatitjet për protestën e Vetëvendosjes

Prishtinë, 13 janar - Me qëllim të sqarimit dhe informimit të drejtë të opinionit publik lidhur me protestën e paralajmëruar për nesër nga subjekti politik Vetëvendosja, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka bërë të gjitha pregaditjet e nevojshme duke hartuar  urdhrin operativ të quajtur “ Lëvizja dhe Qarkullimi i Lirë”.

Qëllimi strategjik i këtij urdhri operativ sipas policisë është;

* Siguria e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, Mbajtja e Rendit dhe Sigurisë Publike dhe Zbatueshmërinë e ligjit.

* Shtimin e masave të sigurisë për qarkullim të lirë të njerëzve dhe mallrave përgjatë rrugëve nga vendkalimi kufitar Merdare për në Prishtinë e tutje, si dhe nga vendkalimi kufitar Dheu i Bardhë për në Gjilan e tutje etj.

* Fokusimi dhe garantimi në mbarëvajtjen e qarkullimit të trafikut me qëllim të qarkullimit të lirë në rrugë si dhe moslejimi i vendosjes së pengesave në rrugë dhe në vendkalime kufitare etj.

Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve  në fuqi  dhe planit të hartuar, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike, lëvizjen e lirë të të gjithë qytetarëve si dhe mallrave përmes  vendkalimit kufitar Merdare dhe Dheu i Bardhë dhe në terë territorin e Republikës së Kosovës.

Policia e Kosovës po ashtu bënë të ditur se nuk do të lejohet asnjë bllokim i rrugëve si dhe asnjë qasje e protestuesve afër vendkalimeve kufitare dhe as bllokimi i tyre sipas tendencës së paralajmëruar nga përfaqësuesit e Vetëvendosjes.

Me qellim të ruajtjes së rëndit dhe qetësisë publike, Policisë së Kosovës në bazë të vlerësimeve nga aspekti i sigurisë, ligjërisht i lojehet dhe do t’i ndalojë të gjithë ata qytetarë që pretendojnë të vijnë nga shtetet fqinje e që përmes veprimeve të tyre ta cenojnë sigurinë e vendit si dhe të Prishin Rendin dhe Qetësin Publike.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që t’u shmangen të gjitha veprimeve të kundërligjshme dhe të mos bien pre e provokimeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)