Policia ka bërë përgatitjet për viziten e sekretares Clinton
Prishtinë, 29 tetor - Policia e Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura lidhur me vizitim e sekretares së SHBA-së, znj, Hilary Clinton dhe përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të bashkimit evropian znj, Catherine Ashton, vizitë kjo e cila do të ndodhë më 30-31 tetor.
Policia e Kosovës me vigjilencë dhe profesionalizëm maksimal do të ofrojë shërbimin e vet të sigurimit të delegacioneve në fjalë, duke siguruar një qarkullim më të lehtë dhe të shpejtë sipas agjendave dhe planeve të parapara.
Gjatë lëvizjes së eskortës së delegacioneve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të trafikut me kohëzgjatje prej 3 deri 5 minuta në rrugët nga Aeroporti ndërkombëtar Adem Jashari në Prishtinë në drejtim të Prishtinës dhe në disa rrugë ne brendi të kryeqytetit.
Policia e Kosovës në të gjitha rastet do të beje riorientimin e trafikut në të gjitha rrugët alternative.
Për këtë Policia e Kosovës kërkon mirëkuptimin nga të gjithë qytetarët e në veçanti nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik.