Policia ka bërë përgatitjet e nevojshme për protestën e nesërme
Prishtinë, 21 janar - Me qëllim të informimit të opinionit publik lidhur me protestën e nesërme nga subjekti politik Vetëvendosja, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme duke hartuar urdhrin operativ të quajtur Lëvizja dhe Qarkullimi i Lirë 2.
Qëllimi strategjik i këtij urdhri operativ është sipas policisë është siguria e përgjithshme në Republikën e Kosovës, Mbajtja e Rendit dhe Sigurisë Publike dhe Zbatimin e ligjit.
\"Shtimin e masave të sigurisë për qarkullim të lirë të njerëzve dhe mallrave përgjatë rrugëve nga vendkalimi kufitar Merdare për në Prishtinë e tutje, si dhe nga vendkalimi kufitar Dheu i Bardhë për në Gjilan e tutje etj.\"
\"Fokusimi dhe garantimi në mbarëvajtjen e qarkullimit të trafikut me qëllim të qarkullimit të lirë në rrugë si dhe moslejimi i vendosjes së pengesave në rrugë dhe në vendkalime kufitare etj.\"
Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit ka theksuar se do ti ndërmarrë të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe planit të hartuar, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike, lëvizjen e lirë të të gjithë qytetarëve si dhe mallrave përmes vendkalimit kufitar Merdare dhe Dheu i Bardhë dhe në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që tu shmangen të gjitha veprimeve të kundërligjshme dhe të mos bien pre e provokimeve.
Policia e Kosovës përmes shkresës në vijim ju adresohet gjithë qytetarëve.