16 Janar 2025

Policia ka arrestuar trembëdhjetë protestues të dhunshëm

Prishtinë, 18 nëntor - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 11:30, disa protestues prej rreth 150 personash, duke përfshirë edhe disa deputetë, janë mbledhur për të protestuar para objektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Lidhur me protestën e paparalajmëruar, Policia e Kosovës ka angazhuar njësitet relevante policore për të ofruar siguri dhe për të kujdesur për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Protestuesit fillimisht kanë qenë të qetë, mirëpo të njëjtit rreth orës 12:00 kanë filluar të shfaqin dhunë duke hedhur mjete të ndryshme, të rrezikshme, shishe me ngjyrë, duke përfshirë edhe koktej molotovi drejt njësiteve policore dhe objektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Njësitet policore pas shfaqjes së dhunës nga ana e protestuesve, janë detyruar të veprojnë duke përdorur mjetet e ligjshme policore, me qëllim të shpërndarjes së protestuesve dhe parandalimit të dhunës dhe hedhjes së mjeteve të ndryshme nga protestuesit e dhunshëm.

Policia e Kosovës, bazuar në planifikimet operacionale, ka vazhduar me monitorimin e situatës së krijuar nga protesta e dhunshme dhe me veprimet e saja ligjore për të arritur ta menaxhojë dhe ta vejë situatën nën kontroll.

Si pasojë e dhunës së shfaqur nga ana e protestuesve, numri i zyrtarëve policorë të lënduar deri më tani (14:15) ka arritur në katër (4) zyrtar policor të lënduar.

Njësitet policore deri tani (14:15) kanë arrestuar trembëdhjetë (13) protestues të dhunshëm, si dhe kanë konfiskuar në vendngjarje një (1) çantë të dyshuar të mbushur me mjete të dyshuara si koktej molotovi.

Po ashtu si pasojë e hedhjes së mjeteve të ndryshme nga ana e protestuesve janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në prona publike, duke përfshirë edhe uniforma dhe pajisje policore.

Policia e Kosovës të gjitha veprimet policore lidhur me situatën e krijuar gjatë protestës dhe pas saj po i ndërmerr në konsultim dhe bashkëpunim me prokurorin kompetent. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)