Policia ka arrestuar deputetin Haxhi Shala
Arrestimi i tij është konfirmuar nga zëdhënësi i partisë tjetër opozitare, Frashër Krasniqi i Vetëvendosjes.
Haxhi Shala hodhi sot një bombolë të gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit duke u bërë deputeti i [arë i NISMA-s që hedh gaz lotsjellës.
Paritë opozitare kanë vlerësuar se në njërën anë opozita u përjashtua jashtëligjshëm nga Kuvendi, kurse në anën tjetër deputetët e saj po arrestohen.
"Pushtetit nuk po i pengon opozita vetëm në Kuvend por edhe në rrugë. Manifestimi i fundit e ka frikësuar pushtetin deri në atë masë sa që ai po përdor mjetin e fundit: dhunën dhe represionin", thekson opozita.
Lëvizja Vetëvendosje! kërkon lirimin e menjëhershëm të deputetit Haxhi Shala dhe të gjithë deputetëve dhe aktivistëve të tjerë të arrestuar.