09 Janar 2025

Policia ka angazhuar 4 mijë pjesëtarë për zbatimin e vendimeve të Qeverisë

Prishtinë, 20 korrik - Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka mbajtur sot një takim me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Rashit Qalaj.

Në këtë takim u bisedua rreth koordinimit të aktiviteteve për zbatimin e vendimeve të Qeverisë së Kosovës në menaxhimin e situatës me COVID 19.

Gjatë takimit u vlerësua e ka një trend të mirë të zbatimit të masave nga ana e qytetarëve dhe bizneseve, që ka ndikuar direkt në numrin më të vogël të qytetarëve të infektuar.

Po ashtu u vlerësua puna e shkëlqyer e Policisë së Kosovës, si institucion i zbatimit të ligjit,  në zbatimin e masave të Qeverisë së Kosovës dhe u kërkua njëkohësisht nga të gjithë qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë rekomandimet e Institucioneve të Kosovës.

Policia e Kosovës së bashku me Inspektorët janë duke vazhduar aktivitetet në tërë territorin e Republikës së Kosovës me orar të zgjatur, ndërsa Policia e Kosovës ka angazhuar 4 mijë pjesëtarë për zbatimin e vendimeve të Qeverisë së Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)