16 Maj 2024

Policia jep 10 mijë euro shpërblim për për zbardhjen e Vrasjes së Pistës

Prishtinë, 15 qershor - Policia e Kosovës ofron një shpërblim prej 10.000 euro(dhjetëmijë euro) për cilindo qytetar i cili mund të jep informacion të  cilat shpien ne zbardhjen ose zbulimin e këtij rasti.

Qytetarët të cilët kanë informacione lidhur me këtë rast mund ato t’i dërgojnë në këto numra telefoni dhe e-mail adrese:
Tel:- 080019999, 038550999 dhe 192, apo në e-mail: [email protected]


Thirrjet në këta numra të telefonit janë pa pagesë për të gjithë qytetarët. Qytetarët mund të ruajnë të drejtën e anonimitetit të informacionit në këta numra telefoni dhe në këtë e-mail adresë, përveçse nëse ata vetë vullnetarisht deklarohen se duan të prezantohen.


Ndryshe sot rreth orës 00:45 min. në  qytetin e Rahovecit ka  ndodhur një rast vrasje e rendë, viktimë ne këtij krimi është  Elvis Pista  nga Rahaveci.

Vrasja ka ndodhur në rrugën e UÇK-se saktësisht te parkingu i restorant Jaha Petrol derisa viktima me disa të njohur ishte duke dalë nga objekti i këtij restoranti. Bazuar ne hetimet preliminare ndaj  viktimës  është qëlluar nga mbrapa me armë zjarri në një distancë rreth  pesë metra largësi.

Sipas gëzhojave të cilat janë gjetur në vendin e ngjarjes besohet se arma është e kalibrit të vogël dhe mund të ketë pasur “shurdhues”  të zhurmës. Policia e Kosovës apelon tek qytetarët që mund të kenë ndonjë njohuri sado të vogël rreth rastit ta ndihmojë policinë me informacione për gjetjen e autorit të vrasjes.

Policia e Kosovës ofron një shpërblim prej 10.000 euro(dhjetëmijë euro) për cilindo qytetar i cili mund të jep informacion të  cilat shpien ne zbardhjen ose zbulimin e këtij rasti.

Qytetarët të cilët kanë informacione lidhur me këtë rast mund ato t’i dërgojnë në këto numra telefoni dhe e-mail adrese:

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)