03 Maj 2024

Policia italiane në gjendje gatishmërie

Romë, 19 tetor - Policia italiane është vendosur në gjendje gatishmërie për tu përballur me protestat anti-qeveritare në Romë.

Forcat italiane të sigurimit janë vendosur në gjendje gatishmërie që prej ditës së premte. Sipas një njoftimi të ministrisë së brendshme përballë parlamentit, bankës qendrore, ministrisë së ekonomisë dhe institucioneve të rëndësishme në të gjithë vendin janë shtuar masat e sigurisë dhe numri i policëve.

Në gjendje gatishmërie janë vendosur edhe bluzat e bardha në Romë ndërkohë që është shtuar numri i personelit special të spitaleve dhe qendrave të kurimit.

Vlen të theksohet se kundërshtarët e kursimit ekonomik dhe opozitarët e qeverisë, pritet të organizojnë protesta ditën e shtunë dhe të dielën në Romë, kryeqytet i Italisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)