Policia identifikon të dyshuarin për vjedhjen e një mjeti kampingu
Pejë, 26 prill - Me datë 20 mars rreth orës 10:45 në fshatin Lubozhdë komuna Istog ka ndodhur një rast i Vjedhjes së rëndë (një mjet kampingu) i cili është raportuar nga ankuesja Dushanka Q. (1948) serbe nga Kosova.
Policia për rajonin e Pejës ka bërë të ditur se hetuesit pran Stacionit policor në Istog, pas një pune intensive operativo - hetimore kanë arrit që të identifikojnë të dyshuarin Sadat M.(1988) për të cilin dyshohet se është kryes i mundshëm i veprës dhe i njëjti është në kërkim të policisë.
Ky i dyshuar sipas policisë, mjetin kamping të vjedhur e kishte shitur tek i dyshuari Hamza O. (1957),i cili mjet është konfiskuar dhe i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të Prokurorit përkatës te çështjes është liruar në procedurë të rregullt.
Mjeti i Kampingut pas konfiskimit është vendosur në parkingun e stacionit policor Istog në pritje të viktimës për ta tërhequr.
Rasti do te procedohet nga Njësiti Hetimeve Stacioni Policor Istog.